Legjenda argjentinase Diego Maradona është emëruar trajneri i ri i Al-Fujairah FC, ekipi i kategorisë së dytë të Emirateve të Bashkuara Arabe. Kjo është hera e parë që ai ulet në stolin e një ekipi që prej shkarkimit nga ekipi arab Al Wasl në korrik të 2012. Al-Fujairah nuk nguroi të postonte një foto në Twitter të Maradona-s me fanellën e klubit.
“Dua t’ju lajmëroj se jam trajneri i ri i Al-Fujairah SC, që luan në kategorinë e dytë të Emirateve Arabe,” shprehet Maradona nëpërmjet faqes së tij zyrtare në Facebook. Maradona ndihmoi Argjentinën të fitonte Kupën e Botës si lojtar në vitin 1986 dhe ka qenë edhe trajneri i vendlindjes së tij nga viti 2008-2010