Kalidou Koulibaly e ka goditur keq Juventusin, në ndeshjen e drejtpërdrejtë të së dielës mbrëma, dhe lejon kësisoji vazhdimin e ëndërrimit të Napolit për të fituar titullin e Seria A. Me katër ndeshje të mbetura për t’u luajtur në kampionatin italian, skuadra e Sarrit është tashmë vetëm një pikë mbas bardhezinjve të Allegrit. Thënë ndryshe, beteja për “Scudetto” është hapur tërësisht. Rrjetet sociale, përfshirë edhe Diego Armando Maradonën, kanë shpërthyer me golin e Koulibaly.