Analiza e gjendjes së prokurorive në vend e realizuar nga KPP, mes tjerash tregon se pensionimi i prokurorëve nuk do të kompensohet plotësisht me kuadër të ri. Ardhja e kuadrove të ri nga Akademia për gjykatës dhe prokuror publik, sipas KPP-së, nuk do ta zgjidh mungesën e kuadrove për prokuror publik
Omer XHAFERI
Shkup, 29 shtator – Maqedonia e Veriut ka mungesë të prokurorëve publik. Këshilli i Prokurorëve Publik në publikimin e Planit Strategjik për vitin 2020-2023, thekson se nga 257 prokuror të duhur në vitin 2019 në prokuroritë e vendit kanë punuar 200 prokuror. Nga atje thonë se pavarësisht parashikimeve për rritjen e numri të prokurorëve një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Sipas tyre zvogëlimi prokurorëve më shpesh ka ndodhur si rrjedhojë përmbushjes së kushteve ligjore për pensionim, si dhe për shkak të kuadrit të pamjaftueshëm të prokurorëve publik të cilët e kanë përfunduar Akademinë për gjykatës dhe prokuror publik. “Numri i prokurorëve publik të cilët i plotësojnë kushtet për realizimin e pensionit në periudhën 2020-2023 është 37 prokuror publik. Në bazë të Ligjit për marrëdhënie publike, këta prokuror publik mund ta vazhdojnë marrëdhënien e punës maksimum edhe për tre vite. Kjo paraqet një rrethanë e cilat do ta ngadalësoj zbrazjen e natyrshme të vendeve të prokurorëve dhe pjesërisht do t’i zbus pasojat e mungesave të kuadrove për prokuror”, thonë nga Këshilli i Prokurorëve Publik.
Analiza e gjendjes së prokurorive në vend e realizuar nga KPP, mes tjerash tregon se pensionimi i prokurorëve nuk do të kompensohet plotësisht me kuadër të ri. Ardhja e kuadrove të ri nga Akademia për gjykatës dhe prokuror publik, sipas KPP-së, nuk do ta zgjidh mungesën e kuadrove për prokuror publik. “Nga këto arsye e nevojshme është të bëhen ndryshime ligjore, të cilët do të mundësojnë që kohëzgjatja e trajnimit të shkurtohet, ndërsa shfrytëzimi i mjeteve juridike të mos e prolongoj fillimin e trajnimit. Gjithashtu, pranimi i kandidatëve për prokuror publik të realizohet duke e pasur parasysh juridiksionin lokal të Prokurorive themelore publike, ku ka mungesë të prokurorëve publik dhe gatishmëri të kandidatëve për prokuror që funksionin e prokurorëve publik ta kryejnë në ato prokurori publike”, thuhet në Planin strategjik të KPP-së. Me qëllim përmirësimin e gjendjes në prokuroritë e vendit nga KPP-ja, propozojnë të bëhen ndryshime ligjore për pranim në Akademinë për gjykatës dhe prokuror publike, respektivisht çdo vit të pranohen më tepër kandidat për prokuror publik ose të shfuqizohet pjesa praktike e trajnimit e cila do të mundësoj që një numër më i madh i kandidatëve të përfundojnë Akademinë. Një procedure e tillë sipas KPP-së, propozohet të bëhet deri në sigurimin e kuadrove të mjaftueshme për funksionim normal të prokurorive.
“Të dhënat tona flasin se Prokuroritë Themelore në Dellçevë dhe Sveti Nikollë do të mbesin pa asnjë prokuror, gjegjësisht ata në Radovish, Resnje, Dibër, Berovë dhe Gjevgjeli do të kenë vetëm nga një prokuror. Ndërkohë, Prokuroria e Kriva Pallankës tashmë një kohë të gjatë është pa prokuror. Numri më i madh i Prokurorive Themelore Publike, Prokuroritë e Larta Publike dhe Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të kenë mungesë të theksuar të kuadrit të prokurorëve”, sqarojnë nga KPP. Ndryshe, publikimi i Planit strategjik të KPP-së, vjen në kohë kur Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria e vendit paralajmëruar se janë duke punuar në përgatitjen e modelit për pastrim në gjyqësor, metodologji kjo e cila e përfshin edhe punën e prokurorëve. Debati publik për reformat në gjyqësor përpos që adreson kritika të ashpra për punën dhe mënyrën e mbarëvajtjes së proceseve gjyqësore nga gjykatësit, ai ka kritika të shumta edhe për qasjen e hetimeve dhe aktakuzat e ngritura nga prokurorët publik. (koha.mk)