Shkup, 27 maj – Në territorin e Maqedonisë mungojnë 750 zjarrfikës, ndërsa një pjesë e zjarrfikësve ekzistues që presin të angazhohen kanë diploma jo-valide. Këto probleme i ka nxjerrë në pah Qendra për trajnim profesional të zjarrfikësve “Pegaz Edu” nga Manastiri, njofton KOHA.
“Paraqitet një punë devijuese. Institucione të caktuara, qendra, universitete… japin disa vërtetime e diploma pa kurrfarë programi. I trajnojnë njerëzit nga 3-4 orë, i paguajnë për ato dhe u japin dokumente të pa verifikuara. Presim nga MASH të angazhojë njerëz kompetent t hulumtojnë punën”, thotë Sasho Atanasovski, kryetar i “Pegaz Edu” nga Manastiri.
Kosta Popovski, magjistër për mbrojtje nga zjarret dhe koordinator gjatë trajtimit të zjarrfikësve thotë se në Maqedoni mungojnë rreth 750 zjarrfikës./KOHA/