Maqedonia vjet në muajin dhjetor evidenton 42.101 turistë të cilët kanë realizuar 81.060 bujtje që paraqet rritje prej 4,4 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i bujtjeve është rritur për 4,7 për qind.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, numri i turistëve vendorë në dhjetor të vitit 2016, në krahasim me dhjetorin e vitit 2015, është zvogëluar për 5,3 për qind, ndërsa numri i turistëve të huaj është rritur për 11,2 për qind. Numri, megjithatë, i bujtjeve të turistëve vendorë është zvogëluar për 4,6 për qind, ndërsa numri i bujtjeve të turistëve të huaj është rritur për 12,5 për qind. Në periudhën janar-dhjetor të vitit 2016, në krahasim me vitin paraprak, numri i turistëve është rritur për 5 për qind, Te turistët vendorë ka rritje për 4,8 për qind, ndërsa te të huajt për 5,1 për qind. Numri megjithatë, i bujtjeve është rritur për 2,8 për qind që te turistët vendorë ka rritje për 3,6 për qind, ndërsa te të huajt për 1,7 për qind.