Maqedonia tregoi mjaft guxim në përpjekjen me Greqinë të gjejë zgjidhje për kontestin e emrit, i cili është i ndërlikuar dhe i padrejtë ndaj Maqedonisë, deklaroi në intervistë për MIA-n presidenti i parë slloven Milan Kuçan. Kjo çështje konsideron ai, nuk mund të jetë vetëm çështje bilaterale mes Maqedonisë dhe Greqisë, por ajo është edhe çështje e Bashkimit Evropian, i cili duhet të angazhohet më shumë.
“Por, megjithatë ajo çështje është e pazgjidhur shumë vite dhe pengesë kryesore për fillim të negociatave, ose të paktën një nga pengesat kryesore për fillim të negociatave për inkuadrim të Maqedonisë në BE, mendoj se zgjidhja e kësaj çështje do të tregojë se Maqedonia është e gatshme t’i plotësojë kushtet dhe të tregohet si kandidate e besueshme, ndërsa nga ana tjetër BE-ja duhet ta tregojë vullnetin e saj se dëshiron ta pranojë Maqedoninë në radhët e saj, ta hapë derën e Bashkimit Evropian. Mendoj se deri tani BE-ja nuk ka treguar angazhim të madh dhe gjithmonë duke treguar me gisht se duhet së pari të zgjidhen çështjet në Maqedoni”, thotë Kuçan.
Çështje tjetër është, citon ai, pse aq shumë anulohet procesi i zgjerimit të Unionit. “E dini se për këtë punët janë të bllokuara, jo vetëm lidhur me Maqedoninë sepse këtu, para se gjithash, janë kërkesat e Francës të përkushtohet me më shumë vëmendje në punët e brendshme të Unionit, integrimin e brendshëm, që ashtu në atë kondicion të ri BE-ja të jetë e gatshme t’ua hapë dyert anëtarëve të rinj”, tha Kuçan.
Në intervistë për MIA-n presidenti i parë slloven thotë se në rajon dhe në Evropë mungojnë qeveritarë të cilët do të jenë të gatshëm të pranojnë përgjegjësi për vendimet e tyre, duke i marrë parasysh se ç’farë pasoja afatgjate do të kenë ato vendime për vendet e tyre, për popullatën dhe më gjerë.