Athinë, 21 janar – Shtypi grek me dinamikë të ngadalësuar vazhdon, marrëdhëniet Maqedoni-Greqi dhe ndodhitë e fundit në kontestin me emrin t’i vendosë në fokusin e vëmendjes.
Ballinat e botimeve të sotme javore të gazetës, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, si temë kryesore i kanë analizat dhe informatat rreth çështjes për emrin, negociatat në Nju-Jork, takimin vijues Zaev – Cipras në Davos dhe protestën e sotme në Selanik.
MIA i transmeton temat qendrore të ballinave të shtypit grek.
Proto tema
Javorja më me tirazh të madh në Greqi, gazeta “Proto tema”, me shitje prej mbi 50 mijë kopje, në analizën e 5 faqeve, shkruan për presionet e rritura nga SHBA-ja dhe Gjermania, për situatën e brendshme politike në Greqi dhe se nëse marrëveshja eventuale do të kalonte në parlament. Gazeta shkruan se Cipras mund ta sigurojë numrin e nevojshëm të deputetëve për zgjidhjen që të marrë dritë të gjelbër, madje edhe pa mbështetje nga partneri i koalicionit, por frikësohet nga populli.
“Proto tema” e përmend edhe protestën e sotme në Selanik, por edhe takimin në Davos të kryeministrave të të dy vendeve.
Katimerini
Për problemet që çështja për emrin i krijoi në brendësinë e të dy vendeve shkruan “Katimerini”, në temën e ballinës, duke e përmendur qëndrimin e fuqishëm të partnerit të koalicionit në qeverinë greke, Panos Kamenos dhe siç shkruan gazeta, konflikti midis qeverisë së Zaevit dhe presidentit zë vendit. Botimi javor i “Katimerini”-t komenton se në të njëjtën kohë me tentimet për gjetje të zgjidhjes së problemit me emrin, në Ballkan ekziston një ndeshje për imponim të ndikimit, ndërsa lojtarët kryesor janë Rusia, SHBA-ja, BE-ja dhe Turqia.
To Vima
“Takim kyç Cipras – Zaev për çështjen e Maqedonisë, poker të nivelit të lartë në Davos” – është titulli i temës qendrore të ballinës së javores “To Vima”. Gazeta shkruan për shpresën që ekziston për hapat e mundshëm të të vullnetit të mirë nga të dy kryeministrat, njëjtë si edhe botimet e tjera të sotme të gazetave, transmeton MIA, e përmend protestën në Selanik, por edhe lojën sekrete të rusëve.
Etnos
Intervistë me kryeministrin grek Aleksis Cipras, me titull: “Kështu do ta zgjidhë çështjen e Shkupit” është temë qendror në botimin javor të “Etnos”-it. Gazeta e ballinës shkruan se Cipras flet për të gjithë temat e lidhura me Greqinë dhe i vendosë linjat e kuqe në negociatat për emrin.
Elefteros tipos
Botimi javor i “Elefteros tipos”, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina është gazeta e vetme që sot zgjodhi që temë kryesore e ballinës të mos jetë e lidhur me Maqedoninë. Fokusi është vënë në pensionet dhe shkurtimin e tyre eventuale, ndërsa madje për kontestin për emrin, me titull “Çfarë fitojmë dhe çka humbin për 27 vite në çështjen e Shkupit”, analizë të tij ka profesori grek Konstantinos Filis.
Real news
“Ndryshojeni tani kushtetutën tuaj për emrin dhe çështjet irredentiste”, është titulli qendror i gazetës “Real news”, sipas të cilit ky është mesazhi nga Athina deri te Shkupi. Qeveria greke, siç shkruan gazeta, konsideron se është i domosdoshëm revizion i Kushtetutës së Maqedonisë, ndërsa “Real news” transmeton qëndrim të kryeministrit grek të shprehur para bashkëpunëtorëve të tij, se është i vendosur që të gjejë zgjidhje dhe të shkojë deri në fund, derisa përgatitet për takim me kolegun e tij të Maqedonisë në margjinat e konferencës në Davos.
Dimokratia
Botimi javor i gazetës me orientim djathtist “Dimokratia” me tirazh mes 10 dhe 15 mijë kopje, në titullin qendror përdor vargje nga kënga greke me titull “Maqedonia e Famshme” dhe theksin e vendos në protestën e caktuar për të cilën shkruan se qytetarët nga mbarë vendi, zëshëm do ta shprehin mospajtimin e tyre për “shitjen e historisë”. “Maqedonia e Famshme, ka qenë dhe do të jetë greke” është titulli i tekstit ku gazetarët përkujtojnë në demonstratat nga viti 1992.
Elefteria tu tipu
“Bombë nga Karamanlisi: Prej ku doli kjo se unë obligova të ekzistojë termi Maqedonia në emër? Në Bukuresht nuk kishte kurrfarë marrëveshje” është titulli i temës qendrore në botimin javor të “Elefteria tu tipu”. Gazeta me orientim djathtist qendror, në faqen kryesore, lexuesve u ofron informacione ekskluzive për qëndrimin e Karamanlisit, ndërsa gjithashtu edhe në gazetat e tjera, e përmend edhe protestën në Selanik.
Nea selida
Gazeta “Nea selida” e cila me qëndrimet i afrohet politikës së partisë qeveritare SYRIZA, në titullin kryesor e përmend çështjen për emrin, si rast për lojëra politike dhe mundësi për formimin e partisë në veri, gjegjësisht “Liga maqedonase” në zbrazëtinë që e le Demokracia e Re.
Avgi
“Çështja dhe ekonomia e Maqedonisë në pistat në Davos” është titulli i gazetës së orientuar majtiste “Avgi”, e cila vlen për lajmëtar të SYRIZA-s. Në temën e ballinës, publikon MIA, theksi është vendosur në Forumin ekonomik botëror, me koment se ndoshta pas 30 viteve do të ngjallet fryma nga Davosi, gjegjësisht, siç shkruan gazeta, në margjinat e Forumit ndoshta do të bëhet një hap i rëndësishëm për zgjidhjen e çështjes maqedonase gjatë takimit me kreun shtetëror të Athinës dhe Shkupit.
Në Greqi, të gjitha gazetat që kanë dalë nga e hëna deri të shtunën, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina, kanë botim special javor ku lexuesve u ofrojnë analiza, komente, storje hulumtuese, intervista ekskluzive dhe informacione të papublikuara.