Fisnik NUHIU
Bukuresht, 17 qershor – Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut sot me fillim prej ora 15:00 në “Arënën Kombëtare Bukuresht” zhvillon ndeshjen e dytë të Grupit C ndaj Ukrainës, në kuadër të kampionatit Evropian 2020.
Përfaqësuesja e vendit tonë në takimin e parë të zhvilluar me 13 qershor ndaj Austrisë pësoi disfatë me shifrat 3:1, ndërsa në takimin e sotshëm do të kërkon të merr një fitore që do ti mbante në lojë për një kualifikim të mundshëm për fazën tjetër.
Trajneri Angellovski theksoi se qëllimi i Maqedonisë në këtë Evropian është kalimi në fazën tjetër, ai po ashtu tha se ndaj Ukrainës do të luftojnë deri në minutat e fundit për të marrë rezulat pozitiv.
“Mendoj se ndaj Ukrainës kemi rast që të përmirësohemi në aspekt të rezultatit. Kemi ardhur në Evropian më qëllim që të kualifikohemi në fazën tjetër por edhe nëse nuk arrijmë nuk do të jetë tragjike.
Përfaqësuesja e Ukrainës posëdon lojtarë cilësore dhe këtë e dëshmuan edhe në duelin ndaj Holandës, por edhe neve kemi cilësitë tona dhe do të luftojmë deri në fund për një rezultat pozitiv”, deklaroi Igor Angellovski.