Shkup, 20 qershor – Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski sot realizoi takim me ambasadorin e BE-së në Republikën e Maqedonisë, Samuel Zhbogar. Në takimin, në të cilin mori pjesë edhe Nikolla Todorov, anëtar i Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, siç është theksuar në kumtesën e partisë, është biseduar për sfida aktuale, gjendjen momentale politike dhe integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë. Gruevski ka theksuar se anëtarësimi në Bashkimin Evropian paraqet interes strategjik për shtetin, si dhe përmbushjen e kritereve të larta të nevojshme për progresin e proceseve integruese. Ai ka theksuar se shteti shumë gjatë është jashtë proceseve evropiane dhe nevojitet angazhim për valorizimin e reformave të deritanishme dhe arritjet të cilat janë bërë në planin e integrimeve.