Federata Ndërkombëtare e Futbollit e ka publikuar sot renditjen më të re të kombëtareve të futbollit, për muajin nëntor sipas së cilës, Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova kanë shënuar një ecje para për 9 vende. Fitorja në miqësoren ndaj Norvegjisë ka kontribuar që Maqedonia, tani të mbajë pozitën e 76-të, në renditje dhe në kohë të njëjtë për 9 muaj të shënojë një ecje fantastike për plotë 90 pozita. Ndryshe kjo është renditja më e mirë e Maqedonisë, në tre vitet e fundit, ashtu që një renditje të tillë kishte në gushtin e 2014-tës.
Fitorja 3-2 e miqësores ndaj Turqisë, e luajtur në Antalia, e ka ngjitur në “ashensor” kombëtaren kuqezi. FIFA ka bërë sot renditjen mujore të kombëtareve anëtare të saj, në të cilën Shqipëria e sheh veten 9 vende më lart se muaji i kaluar. Nëse në tetor 2017, kuqezinjtë pozicionoheshin në vendin e 71-të, me 551 pikë, duke humbur 5 vende krahasuar me muajin pararendës, për nëntorin e këtij viti ata e shohin veten në vendin e 62-të, me 498 pikë.
Përfaqësuesja e Kosovës që ishte në vendin e 183 ajo tani e sheh vetën nëntë pozita më lart, në vendin 174. Nuk ka ndryshime në mesin e pesë kombëtareve më të mira në këtë renditje të FIFA.