Bruksel, 7 shkurt – Pas nënshkrimit të djeshëm të Protokollit për anëtarësim në NATO, Maqedonia do të merr pjesë në thuajse të gjitha takimet e Aleancës.
Siç ka shkruar koordinatori nacional për NATO-n, Stevo Pendarovski, Maqedonia me këtë akt “de fakto” bëhet anëtare e Aleancës, derisa anëtarësimi nuk bëhet realitet formal-juridik pasi të gjitha 29 Parlamentet e shteteve anëtare do të ratifikojnë protokollin. Varësisht nga procedurat vendore të secilit vend, procedura mund të jetë më e gjatë ose më e shkurtë, edhe pse shpresa tek një numër i madh i diplomatëve në selinë e Aleancës është që tërë procesi të përfundojë në dhjetor të këtij viti, kur do të mbahet Samiti i NATO-s në Londër, më së voni deri në vitin 2020.
Në Samitin e Londrës do të merr pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev, ka konfirmuar për MIA sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.
“Prej sot, anëtarët e Qeverisë në Shkup, ministrat, do të ftohen të marrin pjesë në mbledhjet e NATO-s, Javën e ardhshme, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska do të merr pjesë në mbledhjen e ministrave të mbrojtjes të NATO-s, do të ulet në tryezë me të gjithë ministrat tjerë, do të merr pjesë në debatet. Gëzohem se do t’i dëshiroj mirëseardhje Radmillës në mbledhje. Pastaj, ministri i Punëve të Jashtme do të merr pjesë në mbledhjen e ministrave të Punëve të Jashtme, ndërsa ambasadori do të merr pjesë në mbledhjet javore këtu në Bruksel. Në fund të vitit, kryeministri Zaev do të merr pjesë në samitin e liderëve të NATO-s në Londër. Që do të thotë do të merrni ftesë për pjesëmarrje në mbledhjet e NATO-s në të gjitha nivelet”, tha Stoltenberg në intervistën për MIA, transmeton Koha.
Siç ka shpjeguar ambasadori slloven pranë NATO-s, Jelko Kacin për MIA, periudha e ardhshme për Maqedoninë është shumë me rëndësi në drejtim të përgatitjes së anëtarësimit të plotfuqishëm dhe duhet të shfrytëzohet maksimalisht.
Ndërkohë, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, për MIA-n i sqaroi hapat e ardhshme të vendit pasi sot u nënshkrua Protokolli inkuadrues për anëtarësim në NATO, por edhe përgjigjet në kritikat e kundërshtarëve të procesit.
“Në marrëveshje dallohet, dokumente ekzistuese dhe të reja, në afat të arsyeshëm administrativ dhe për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm… Për dokumente ekzistuese ka lidhje me hapjen e kapitullit në procesin evropian, kjo do të thotë për dokumente të vjetra. Për dokumentet e reja dhe për përdorim të brendshëm dhe për përdorim të jashtëm ka afat administrativ dhe ka një afat të veçantë prej pesë viteve, për shembull lidhur me pasaportat. Me rëndësi këtu është të ketë vullnet të mirë, të ketë mirëkuptim, miqësi në zbatimin e marrëveshjes sepse bëhet fjalë për një përpjekje të madhe administrative”, sqaron Dimitrov.
“Synojmë ndaj konsenzusit, NATO është i ndërtuar me konsensus, Ka dallim, por në të vërtetë do të integroheni në procesin e marrjes së vendimeve, do të keni qasje deri te informatat, të jeni në takimet. Por, nuk do të jeni anëtare e plotfuqishme derisa protokolli nuk ratifikohet në të gjitha parlamentet”, ka thënë tutje sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg.
Nga ana tjetër, ministri Dimitrov përkujton se deri para pak muajsh, në Bruksel “mezi është përmendur Maqedonia”.
“Nëse e keni parasysh se kur ishim para 20 muajve, kur në korridoret e NATO-s mezi na përmendën dhe ku jemi sot, të gjitha vendet anëtare nënshkruar protokoll për të na hapur vend në Aleancë, mendoj se është investim shumë i madh edhe mbështetja e botës, që nuk ka sfidë që nuk do ta zgjidhim kështu ose ashtu”, thotë ministri Dimitrov. (koha.mk)