Maqedonia pjesëmarrëse në “Panairin e Librit” në Frankfurt

Ministria e Kulturës për here të parë do të jetë pjesëmarrëse në Panairin më të madh të Librit në botë, i cili do të mbahet në Frankfurt të Gjermanisë nga data 10 deri më 14 tetor. Në kuadër të Ministrisë së Kulturës Republika e Maqedonisë do të paraqitet në funksionin e Komisares për përfaqësim nacional, duke e vlerësuar pozitën që bartë Maqedonia aktualisht, do të përcaktohet mënyra se si do të paraqitet në panairin e ardhshëm njoftojnë nga Ministria e Kulturës.

Siç njoftojnë nga Ministria e Kulturës Maqedonia do të paraqitet me shtandin e vetë në këtë panair, ku do të ketë mundësi që ti prezantoj autorët dhe letërsinë vendase, shkruan Portalb.mk.

“Nëpërmjet aktiviteteve të parapara do të bëhet përpjekje që të sigurohet një prezantim më i mirë i autorëve nga Republika e Maqedonisë dhe e krijimtarisë së tyre në afat më të gjatë në kontekst ndërkombëtar. Republika e Maqedonisë do të paraqitet me shtandin e vet nacional ku do të prezantohet botime nga produksioni i një numri të madh të botuesve nga shteti, botime monografike për Maqedonisë, për trashëgiminë kulturore që e posedojmë, si dhe përkthime të gjuhëve të huaja”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Kulturës.

Pjesë e panairit të librit në Frankfurt do të jetë dhe ministri i Kulturës Asaf Ademi, i cili do të takohet me Tobijas Vos – drejtor për bashkëpunim ndërkombëtar i Panairit në Frankfurt, me Jurgen Bos – drejtor i përgjithshëm i Panairit në Frankfurt, Antje Koncius – drejtor ekzekutiv i “Traduki”, Oliver Zile – drejtor i Panairit në Lajpcig, si dhe me përfaqësues të shteteve tjera që e prezantojnë krijimtarinë e tyre nacionale në Panairin e Librit në Frankfurt.

Maqedonia, këtë vit do të prezantohet në Panairin e Librit në Tiranë në muajin nëntor, ndërkaq në fokus do të jetë edhe Panairi i Librit në Pullë të Kroacisë.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com