Shkup, 9 shkurt – Maqedonia për të katërtën herë inkuadrohet në shënimin e ditës ndërkombëtare “Në punë me biçikletë edhe në dimër” (Winter bike to work day – Skopje #4). Iniciues të shënimit janë grup i entuziastëve për një Shkup më të mirë me biçikletë, “Në biçikletë”.
Në shënimin bashkohen Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, e Arsimit dhe Shkencës, Qyteti i Shkupit dhe shumë komuna.
Ky aksion në botë tradicionalisht organizohet nën moton “Bota nget biçikletë me ty” dhe ka për qëllim t’i motivojë qytetarët, institucionet, firmat, kafenetë, shkollat dhe të gjithë ata që biçikletën e njohin si mike të shëndetit të mirë dhe ambientit jetësor, ta pranojnë sfidën dhe të inkuadrohen në aksion, duke e zgjedhur biçikletën si stil të ri urban e bashkëkohor të jetesës së mirë.
“Deri më tani janë paraqitur më shumë se 11.374 çiklistë duke dërguar porosi se edhe në dimër mund të ngitet biçikletë”, informon Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
MMJPH apelon deri te çiklistët nga të gjitha qytetet e Maqedonisë të marrin pjesë në këtë aktivitet, dhe me këtë ta pozicionojnë qytetin e tyre në hartën e qyteteve botërore ku biçikleta edhe dimrit shfrytëzohet si mjet transporti.
Sipas informacionit nga iniciatorët, nga Shkupi tashmë janë regjistruar rreth 383 qytetarë, ndërsa përkrahje dhe paralajmërime arrijnë nga anë të ndryshme. Kafenetë, restorantet, dyqanet e rrobave, dyqanet për biçikleta i promovojnë lirimet dhe ofertat e tyre për çiklistët të cilët nesër do të arrijnë në objektin e tyre me biçikletë.