Fisnik NUHIU
Bukuresht, 17 qershor – Përfaqësuesja e Maqedonisë ka pësuar disfatë nga Ukraina me rezultatin 2:1 në ndeshjen e dytë e vlefshme për Grupin C.
Ukrainasit arritën që në pjesën e parë të takimit të shënojnë dy herë në portën e Maqedonisë së Veriut. Goli i parë erdhi në minutën e 29 me anë të Andrij Jarmolenko, ndërsa vetëm pesë minuta më vonë dyfishuan epërsinë në 2:0, kësaj radhe me Roman Jaremçuk.
Në minutën e 39 të ndeshjes Maqedonia shënoi me anë të Goran Pandev por referi anuloi golin për pozitë jashtë loje.
Në pjësën e dytë ukrainasit nisën me një rast të mirë për gol nga Ruslan Malinovsky por portieri Dimitrievski arrti të bën një pritje të mirë.
Në minutën e 55 të ndeshjes, Aleksandar Trajkovski gjuan bukur dhe godet shtyllën, nga topi i kthyer Goran Pandev ndalet në zonë për penallti. Nga pika e bardhë goditi Ezgjan Alioski, por portieri ukrainas priti gjuajtjen e tij, ndërsa nga topi i kthyer ai shënoi për 2-1.
Ukraina në minutë e 82 të takimit pas asistimit të sistemit VAR përfitoi penallti, por portieri Dimitrievski arriti që të pret goditjen e Ruslan Malinovskyt.
Përfaqësuesja e Maqedonisë pas ndeshjes së dytë në kampionatin Evropian mban pozitën e fundit në tabelë me 0 pikë, ndërsa Ukraina pas kësaj fitore ka tri pikë dhe radhitet e treta në tabelë.
Me fillim prej ora 21 do të zhvillohet ndeshje tjetër e Grupit C mes Hollandës dhe Austrisë.