Maqedonia përfundon aventurën Evropiane

16

Fisnik NUHIU

Amsterdam, 21 qershor – Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut ka përfunduar aventurën Evropiane teksa në ndeshjen e tretë të grupit C përballë Holandës pësoi disfatë me shifrat 3:0.

Edhe pse të parët në avantazh kaluan reprezentuesit e vendit tonë me anë të Triçkovskit në minutën e 10, mirëpo goli u anulua për pozicion jashtë loje. Në minutën e 24 të takimin me golin e Memphis Depay Holanda arriti të kalon në epërsi për 1:0. Deri në fund të pjesës së parë ishin holandezët që dominuan në fushë por pa ndryshim të rezultatit.

Në pjesën e dytë përfaqësuesja e Holandës arriti që të shënon në portën e Dimitrievskit edhe dy gola. Në minutën e 51 pas një aksioni të mrekullueshëm me anë të Gerginio Wijnaldum Holanda rriti epërsinë në 2:0, ndërsa goli i tretë erdhi vetëm 7 minuta më vonë nga i njëjti futbollistë.

Maqedonia edhe në pjesën e dytë shënoi në portën e holandezëve me Darko Çurlinov por edhe kësaj here me ndihmë të referit anësor goli u anulua pë pozitë jashtë lojë.

Pas tri ndeshjeve të zhvilluara Maqedonia nuk arriti të merr asnjë pikë, ndërsa ka shënuar vetë 2 gola dhe atë një në humbjen me Austrinë me shifrat 2:1 dhe ndaj Ukrainës me rezultatin 2:1.

Vlen të ceket se në përballjen e sotshme për kapitenin Goran Pandev ishte ndeshja e tij e fundit me fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë. Përveç Pandevit, ndeshjen e tij të fundit me Maqedoninë e zhvilloi edhe Ivan Triçkovski.

Në takimin tjetër të grupit C, Austria ka shënuar fitore minimale ndaj Ukrainës me rezultatin 1:0, dhe ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër sëbashku me Holandën.