Në Cyrih të Zvicrës, është hedhur shorti për ndeshjet e balotazhit për kualifikim në Botërorin “Katar 2022”.
Përfaqësuesja e Maqedonisë që për herë të parë në histori ka arritur deri në këtë fazë, me ç’rast në gjysmëfinale do të përballet me kampionët e Evropës, Italinë.
Vërtetë një short aspak i lehtë për Maqedoninë, që në rast surprize, në finalen e madhe do të luante ndaj fituesit nga përballja Portugali-Turqi dhe atë përsëri si mysafire.
Në sfidat e tjera të balotazhit përballen: Skocia dhe Ukraina, Uells e Austria, Rusi dhe Polonia, si dhe Suedia e Çekia. Ndeshjet e balotazhit do të zhvillohen më 24 dhe 25 mars të vitit 2021.
Kujtojmë se më parë kualifikimin në Botërorin “Katar 2022” e kanë siguruar kombëtaret e Katarit, Gjermanisë, Danimarkës, Brazilit, Anglisë, Belgjikës, Kroacisë, Spanjës, Serbisë, Francës, Zvicrës, Holandës dhe Argjentinës.