Shkup, 16 shtator – Reprezentacioni i Maqedonisë për femra me 22 shtator do të jetë nikoqire e Francës në arenën “Todor Proeski” në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në kampionatin Evropian. Për përfaqësuesen e Maqedonisë kjo do të jetë përballja e gjashtë në kuadër të kualifikimeve vijuese. Reprezentacioni i femrave i udhëhequr nga trajneri Kiril Izov në pesë përballje e zhvilluara ka arritur të merr një fitore dhe atë duke e mundur Kazakistanin, ndërsa ka pësuar katër disfata në duelet me Serbin dhe Austrin, përcjellë gazeta Koha.mk.
Trajneri Izov për ndeshjen me Francën nuk do të mund të llogaris në dy futbollistet më të mira, kapitenen Natasha Andonova përshkak të lëndimit dhe Gentjana Roçi e cila duhet të pauzojë në këtë përballje përshkak të kartonëve të marr.
“Për këtë përballje vërtet kemi problem me kuadrin e futbollisteve. Përveç mungesës së Andonovës dhe Roçit, nuk mund të llogarisim as në Romana Trajkovska dhe Maja Angelovska. Për shkak të situatës të shkaktuar nga COVID-19, as Trajkovska dhe Angelovska nuk do të mund të udhëtojnë nga Zvicra dhe Sllovenia. Po ashtu edhe Marijana Naceva do të mungojë përshkak të lëndimit që ka në krahë. Sigurisht që Franca është favorite në këtë takim, por neve do të mundohemi që të japim më të mirë nga vetja edhe përskaj mungesës e disa futbollisteve që janë shumë të rëndësishme për ne”, theksoi trajneri Kiril Izov.
Ndryshe, mbledhja e parë e futbollisteve të reprezentacionit të Maqedonisë se Veriut, do të jetë me 18 shtator. (F.N)