Nga Torino
Bujar KURTAJ
Torino 6 tetor – Erdhën në Torino për të arritur rezultat pozitiv dhe ia arritën qëllimit. Përfaqësuesja e Maqedonisë arriti të luajë 1-1 kundër kampionit të katërfishtë Botëror, duke fituar një pikë të madhe e cila është njëlloj si fitore duke marr parasysh forcën e kundërshtarit. Por, sonte këtë forcë nuk arritën ta demonstrojnë “axxurët” duke mos shkuar përtej barazimit. Edhe pse të parët shënuan nikoqirët, djemtë e trajnerit Igor Angellovski nuk u dorëzuan dhe në pjesën e dytë arritën që nëpërmjet Aleksandar Trajkovskit të barazojnë rezultatin. Në fund të ndeshjes verdhekuqtë festuan derisa axurrët me kokat poshtë lëshuan stadiumin “Olimpico”.
Pas këtij barazimi Maqedonia gjendet në pozitën e 5-të me 8-të pikë, ndërsa Italia 20, duke humbur gjasat për pozitën e parë, pasi në përballjen tjetër Spanja me 3-0 mundi Kombëtaren e Shqipërisë.
1-0 Chiellini
1-1 Trajkovski