Shkup, 12 janar – Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll ka mbetur në pozitën e 162 në renditjen më të re të FIFA-s. Në periudhën kur nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje, Maqedonia mbeti me 142 pikë, në shoqëri me Malezinë dhe Belizen. Derisa, para verdhekuqve janë përfaqësueset si Aruba, Mjanmar, Tajpej, Afganistani. Ndryshe Kosova dhe Shqipëria kanë pësuar rënie prej një, respektivisht dy pozitave. Përfaqësuesja e Kosovës ka humbur një pozicion duke qenë tanimë në vendin e 166-të në botë, ndërsa Shqipëria ka humbur dy pozicione gjatë muajit të fundit, duke kaluar në vendin e 49-të. Ndërkohë, në krye nuk ka ndryshime. Argjentina është e para me 1.634 pikë, para Brazilit 1.544 dhe Gjermanisë me 1.433 pikë. Në dhjetëshin e parë ka vend edhe për Çilen, Belgjikën, Kolumbinë, Francën, Portugalinë, Uruguain dhe Spanjën. (koha.mk)