Shkup, 3 prill – Donald Tusk ka ardhur në një shtet absurd… kështu thuhet në komunikatën e Lidhjes Demokratike të Pavle Trajanovsit, sipas të cilës, VMRO me 51 deputetë kundrejt shumicës prej 67 vazhdon të bllokojë punën e Parlamentit dhe institucioneve tjera. “Kryetari i Këshillit të Evropës, zotëri Donald Tusk, arriti në Maqedoni, në vendin absurd, ku partia qeverisëse edhe pas zgjedhjeve parlamentare, të cilat u mbajtën më 11 dhjetor të vitit 2016, me 51 deputetë edhe më tej qeverisë dhe organizon bllokim të Parlamentit, si dhe protesta, me qëllim të vetëm, të pengojë transfer të qetë, demokratik dhe Kushtetues të qeverisë”, thuhet në komunikatën e partisë së Trajanovit.