Mbi 60 përfaqësues të komiteteve studentore IAESTE marrin pjesë në Seminarin e 32-të internacional për zhvillim – SID që filloi dje, ndërsa nikoqire këtë vit është IAESTE Maqedoni – Organizata ndërkombëtare për këmbim të studentëve nga fakultetet teknike. Numër i madh i delegatëve janë nga vendet nga Evropa, si Gjermania, Zvicra, Britania e Madhe dhe Irlanda, por janë paraqitur edhe delgatë nga SHBA-ja, Taxhikistani, India dhe Palestina.
Në seminarin e sivjetmë do të shqyrtohen propozimet për këshillin mbikëqyrës dhe për Konferencën e përgjithshme që kanë të bëjnë me zhvillimin e IAESTE. Pjesëmarrësit e seminarit do të ndajnë ide të reja dhe inovative të cilat formohen në grupe punuese të ndara në pesë kategori: këmbim dhe praktika, TI platformë për këmbim, marketing, zhvillim strategjik dhe udhërrëfyes për punë me praktikantë. Seminari kontribuon për zhvillim të programit këmbyes me çka mundësohet arsimim profesional dhe profesionist të studentëve.
Me këtë ngjarje, promovohet edhe Republika e Maqedonisë në nivel botëror me tur post-konferencial në të cilin pjesëmarrësit njihen me traditën dhe kulturën e vendit.