Shkup, 4 dhjetor 2018 (MIA) – Maqedonia e ndërmor kryesimin me Grupin drejtues të Qendrës ndërkombëtare për zhvillim të politikave emigruese (ICMPD) për vitin 2019 në takimin e 71-të të Komitetit drejtues të ICMPD, që sot dhe nesër mbahet në Vjenë, në të cilin marrin pjesë zëvendësministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu dhe sekretaresha shtetërore Magdalena Nestrovska.
Për këtë qëllim, informojnë nga MPB, sekretaresha shtetërore Nestorovska i prezantoi prioritetet e Republikës së Maqedonisë për vitin 2019, në të cilat theks u vendos vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nevojën për qasje të koordinuar dhe të harmonizuar të përbashkët ndaj këtyre vendeve si dhe vendeve transituese gjatë emigrimit ilegal si dhe nevojat dhe kërkesat e tyre të përbashkëta.
Në rend dite të takimit në Vjenë ishin shumë tema aktuale në lidhje me emigrimin ilegal, përfshirë edhe ndikimin e Kompaktit global për emigrim të KB-së, migracionin në rrugën e mëndafshtë dhe Mesdheu u parashtrua raport për aktivitetet e ICMPD për vitin 2018 nga ana e drejtorit Miahel Shpindeleger, u prezantua programi për aktivitet në periudhën e ardhshme, raportin për Buxhetin 2018, si dhe projeksionet buxhetore për vitin 2019.