Maqedonia në vendin e 84 të Raportit për konkurrencë globale

Shkup, 17 tetor Maqedonia është kualifikuar në vendin e 84-t në Raportin për konkurrencë globale që e përpilon Forumi ekonomik botëror.

Në raportin për vitin 2018 janë përfshirë 140 vende. Forumi ekonomik botëror raportin e përpilon në bazë të 12 kritereve: produktivitetit, institucioneve, infrastrukturës, zhvillimit të sektorit TIK, stabilitetit makroekonomik, shëndetësisë, arsimit, gatishmërisë teknologjike, tregut të punës, sistemit financiar, madhësisë së tregut, dinamikës së biznesit dhe inovacionit.

Maqedonia është kualifikuar më mirë sipas kriterit të dinamikës së biznesit në vendin e 57, ndërsa më keq sipas madhësisë së tregut në vendin 109.

Kualifikim më të mirë në Raportin e forumit ekonomik botëror për konkurrencë globale për vitin 2018, kanë SHBA-ja, Singapori dhe Gjermani, ndërsa më të keq Haiti, Jemeni dhe Çadi.