Maqedonia prej nesër deri të shtunën do të jetë e kapluar nga temperatura të larta nga faza e portokalltë. Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike paralajmërojnë se temperatura diku do të arrijë edhe mbi 40 gradë. Për këtë shkak, Ministria e Shëndetësisë rekomandon që të lirohen nga obligimet e punës gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronik në moshë mbi 60 vjeç, ndërkaq punëshënësit ta riorganizojnë orarin e punës me qëllim që të evitohen aktivitetet në ambiente të hapura gjatë periudhës prej orës 11 deri në orën 17.
Rekomandohet të mos mbahen aktivitete sportive në ambiente të hapura në periudhë prej orës 11 deri në orën 17, ndërsa në kopshtet e fëmijëve të mos i ekspozojnë fëmijët në diell në këtë periudhë kohore. Qytetarët rekomandohen t’i respektojnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga temperaturat e larta, siç janë mbrojtja nga ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj diellit, evitimi i qëndrimit në ambuenbte të hapura në periudhën prej orës 11 deri në orën 17, mbajtja e veshmbathjes së lehtë me ngjyra të hapura, konsumimi i ushqimit të lehtë dhe lëngjeve, mënyra hiugjienike e përgatitjes së ushqimit dhe marrja e regullt e terapisë tek të sëmurët kronik.
Me qëllim që të parandalohet helmimi nga ushqimi, që është dukuri e shpeshtë në periudhën everës, Agjencia për ushqim dhe veterinari rekomandon që qytetarët gjatë blerjes të mbajnë llogari për pamjen dhe afatin e përdorimit të prodhimit, të blejnë ushqim nga vende të kontrolluara, ndërkaq produketet lehtë të prishshme të blihen vetëm nga objekte ku ruhen në pajisje të ftohjes. Rekomandimi është të evitohet edhe ushqimi me ambalazh të dëmtuar, prodhimet e ftohta apo të ngrira të blihet në fund të blerjeve, ndërkaq, mkishi, qumështi dhe vezët të mos ruhen gjatë në automjete.
Nga Këshilli Republikan për Siguri në Komuniakcion në Rrugë bëjnë thirrje që pjesëmarrësit në komunikacion të evitojnë udhëtimet në periudhën prej orës 12 deri në orën 16. Sipas paralajmërimeve nga DPHM, moti i nxehtë do të përqendrohet deri të dielën pasdite, kur për shkak të depërtimit të shpejtë të masës së lagësht dhe më të freskët ajrore nga veriu priten reshje të shiut, bubullima dhe erë e përforcuar veriore. Atëherë do të ketë edhe rënie të dukshme të temperaturave.