Shkup, 22 shkurt – Edicioni i specializuar gjerman www.stadionwelt.de ka bërë të ditur se Maqedonia mund të jetë nikoqir i Kampionatit Evropian në vitin 2020. Ky opsion sipas këtij edicioni të specializuar, është i real pasi UEFA (Federata Evropiane e Futbollit) shprehi pakënaqësi me atë se si po rrjedhin punimet në stadiumin e ri në Bruksel të Belgjikës. Belgët kanë ngelur prapa me realizimin e detyrave të dhëna, kështu që nga UEFA mendojnë të gjejnë një stadium të ri. Drejtuesit e UEFA-së në Nion, veç më kanë shqyrtuar mundësinë që ndeshjet të cilat duhet të zhvillohen në stadiumin në Bruksel, të shpërndahen në qytete tjera në të gjithë Evropën.
Derisa, si një nga mundësit është edhe Shkupi me stadiumin “T-Mobile Arena’, ndërsa në mesin e kandidatëve janë edhe stadiumet “Vasil Levski” në Sofje,”Freds Arena” në Stokholm, “Tedi Kolek” në Jerusalem dhe “Traktor” në Minsk. Ndryshe, Shkupi më veç ka marr një organizim, kur në muajin gusht të këtij viti “T-Mbile Arena” do të jetë nikoqir i Super Kupës së UEFA. Pikërisht ky ngjarja dhe organizimi, mund të jenë me rëndësi të madhe rreth nëse Shkupi për tre vite do të mund të jetë pjesë e organizimit të Kampionatit Evropian në vitin 2020. Kampionati kontinental në 2020 do të luhet në 13-të shtete të ndryshme, ndërsa sipas planit të UEFA-së me rastin e 60-të vjetorit të evropianit të parë, i cili u luajt në vitin 1960. (koha.mk)