Shkup, 13 tetor – Përfaqësuesja e Maqedonisë ka zhvilluar ndeshjen e tretë në Ligën e Kombeve ku edhe arsyetuan rolin e favoritit, bën të ditur gazeta KOHA. Të përzgjedhurit e seleksionuesit Igor Angellovsi sonte me 4-1 mundën përfaqësuesen e Lihtenshtajnit. Aleksandar Trajkovski në dy herë, Pandev dhe Alioski i shënuan golat për Maqedoninë. Pas kësaj fitore Maqedonia kryeson Grupin 4 në League D me 9-të pikë.