Shkup, 18 dhjetor – Maqedonia ka marrë mjete të pakthyeshme financiare në vlerë prej rreth 2,5 milionë eurosh nga Republika Popullore e Kinës për realizimin e projekteve për nevojat e qytetarëve të Maqedonisë.
Marrëveshja vjetore për bashkëpunim ekonomik dhe teknik midis dy shteteve u nënshkrua sot në Shkup nga ana e zëvendëskryeministrit për çështje evropiane Bujar Osmani dhe ambasadores së Republikës Popullore të Kinës, Jin Liksian.
Zëvendëskryeministri Osmani para nënshkrimit të marrëveshjes theksoi se bashkëpunimi projektues me RP të Kinës, viteve të fundit është orientuar ndaj disa rajoneve parimore siç janë arsimi, shëndetësia dhe lidhjes së rrjetit dhe se pjesa më e madhe e projekteve të financuara janë për sektorin arsimor.
“Si koordinues nacional për ndihmë të huaj mendoj se mundet në mënyrë efikase t’i targetojmë këto mjete të cilat i dhuron Republika Popullore e Kinës. Do të konfirmojmë cilat janë projektet prioritare dhe së bashku muajin e ardhshëm do të dalim me ide konkrete. Do të propozojmë projekte serioze në pajtim me orientimet dhe kriteret që i ka Ambasada e RP të Kinës dhe besojmë se së shpejti do të fillojmë me realizimin e tyre”, tha Osmani.
Në pajtim me marrëveshjet e kaluara, në vijim të realizimit janë dy projekte, gjegjësisht ndërtimi i sallës sportive për shkollën fillore “Rajko Zhinzifov” dhe projekti për vendosjen e arsimit elektronik.