Shkup, 31 tetor – Maqedonia është renditur në top dhjetë shtetet evropiane në të cilat më së liri mund të blihet shtëpi, thotë ueb faqja amerikane për lajme financiare Insajder manki, transmeton Gazeta Koha. “Maqedonia është tokë, që do të thotë aty nuk mund të gjeni asnjë plazh, por vendi ka male dhe lumenj, që sigurisht nuk i mungon bukuria”, thotë mes tjerash sajti, duke vlerësuar se çmimi mesatar për një metër katror në vend është 1.134 euro. Vendi i fundit në listë është Estonia e bukur. Çmimi për një metër katror aty është 2.383 euro. Estonia është vend i vogël por ka shumë plazhe, thotë sajti. Në listë është edhe Bullgaria, që sipas sajtit një metër katror kushton 1.254 euro. Në listë është edhe Serbia (1.134 euro për metër katror), Mali i Zi (1.400 euro për metër katror), Romania, Lituania, Qipro… ndërsa shtëpi më të lira se në Maqedoni ka vetëm në Kroaci edhe atë 1.051 euro për metër katror si dhe Moldavia, ku një metër katror kushton 965 euro, thotë Insajder manki.