Shkup, 23 mars – Burgjet e Maqedonisë janë vlerësuar si më të stërmbushurat në Evropë, kështu tregon Raporti statistikor vjetor për 2016-ën i Këshillit të Evropës. Sipas raportit në hapësirë për 100 vende të burgjeve të Maqedonisë, janë vendosur 132 të burgosur.
Raporti konstaton se thuajse gjitha burgjet janë të mbushura deri në vendin e fundit, përkatësisht janë mbushur 90% të kapacitetit, shkruan Al Jazeera, transmeton Koha.
Pas Maqedonisë më të ngarkuar janë burgjet e Hungarisë, Qipros, Belgjikës, Francës (ku ka 117 të burgosur në 100 vende të disponueshëm), Portugalia (109), Italia (109), Shqipëria (108), Çekia, Rumania, Turqia dhe Serbi me nga 109 të burgosur në 100 vende të disponueshme.
Siç qëndron në raport, numri më i madh i personave janë prapa grilave për shkak të vjedhjeve ose 19%. (koha.mk)