Shkup, 18 qershor – Maqedonia e Veriut do të ketë gjithsej 12 atletë nga 8 sporte në Lojërat Evropiane në Minsk në 2019. Më të shumtë janë nga përfaqësuesja e boksit dhe e mundjes që i ka nga tre në listë, bën të ditur gazeta KOHA.
Emil Pavlov ka shansin më të madh për një medalje në. Karateisti është shpresa më e madhe në këtë grumbullim kontinental.
Mundësit, Vladimir Egorov, Magomedgazi Nurov dhe Fati Veseli janë tre prej të cilëve Maqedonia e Veriut pret plasman të lartë në Minsk, ku konkurrenca do të jetë jashtëzakonisht e fortë.
Goce Janeski, Jasin Lama dhe Arsim Etemi, do ta përfaqësojnë shtetin në sportin e boksit. Janeski do të jetë bartësi i flamurit në hapjen që është paraparë të ndodh më 21 qershor.
Ndërkohë, Andrei Petrovski (çiklizëm), Borjan Brankovski nga (qitje), Arbresha Rexhepi (Xhudo), Vladimir Malevski (kajak) dhe Dalibor Bogdanov (Sambo) janë përfaqësuesit tjerë nga Maqedonia e Veriut në Minsk.
Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport Darko Kaevski, presidenti i Komitetit Olimpik, Vasil Turpurkovski dhe Daniel Dimevski, këshilltar sportiv i Kryeministrit Zoran Zaev, u uruan gjithë pjesëmarrësve suksese në këto Lojëra Evropiane.