Vetëm rreth 16.5 për qind e romëve në rajon janë të punësuar, ndërsa shkalla e përgjithshme e punësisë në vendet e Ballkanit Perëndimor vitin e kaluar ishte 41.77 për qind. Maqedonia ka numrin më të madh të romëve të punësuar – 22 përqind, sipas të dhënave nga anketa mbi romët në vendet e Ballkanit Perëndimor të bëra më 2017 nga UNDP dhe Banka Botërore me ndihmën e Komisionit Evropian, përcjell FLAKA.
Rezultatet e sondazhit u prezantuan sot në konferencën rajonale mbi qasjet inovative për punësimin e romëve, të organizuar bashkërisht nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) për integrimin e Romëve 2020 dhe Platformës për Punësim dhe Çështje Sociale, si dhe Fondin për Arsimin e Romëve. Përfaqësuesit e këtyre organizatave tregojnë një nevojë urgjente për të krijuar mundësi punësimi për romët dhe për të ndryshuar qasjen ndaj kësaj çështjeje në vendet e rajonit në përputhje me synimet strategjike të integrimit evropian.
Sipas studimit të paraqitur, në mes 73 dhe 86 për qind e të rinjve romë, të moshës mes 18 dhe 24 vjet janë të papunë, të pa arsimuar dhe nuk kanë trajnimin e duhur. Për më tepër, analiza e raportit të progresit për zbatimin e politikave për integrimin e romëve në 2017, e cila është dorëzuar te qeveritë e Ballkanit Perëndimor ka treguar se 54 për qind e masave të punësimit në aksionin e planifikuar kombëtare dhe planet për integrimin e romëve në mënyrë të plotë ose pjesërisht janë të realizuar, gjë që tregon nevojën për përmirësim në periudhën e ardhshme.