Shkup, 19 shtator – Bie numri i regjistrimit të studentëve në Maqedoni Në Maqedoni në afatin e parë të regjistrimit në fakultete është vërejtur se ka rënie të numrit të studentëve, thonë profesorët. Si shkak kryesor për këtë mendohet të jetë papunësia, gamë të gjerë të fushave shkencore jashtë vendit dhe qasja deri tek literatura e re bazë, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Viti akademik për studentët nëpër universitet e Maqedonisë fillon me 1 tetor, ndërsa akademikët ballafaqohen përsëri me problemet e hershme dhe ata kërkojnë të përmirësojnë pajisjet në fakulteteve dhe të përmirësohen kushtet e konvikteve të studentëve.
Studentët thonë se nuk investohet në resurset dhe tregojnë se fakultetet nuk kanë qasje deri tek informacionet bazë relative. Por ajo çka shqetëson më shumë është se në Maqedoni numri i të regjistruarave në afatin e parë është pothuajse për dy të tretën është më e vogël nga ajo çka ishte parashikuar, pa marrë parasysh bëhet fjalë për universitetet shtetërore ose private, tha profesoresha universitare Gordana Pop Simonova.
“Në atë çka ka të bëj me fillimin e suksesshëm apo të pasuksesshëm të vitit shkollor vërehet se ka rënia drastike regjistrimi i numrit të studentëve për afatin e parë”, tha Simonova.