Shkup, 3 nëntor – Përfaqësuesja e Maqedonisë në mundje ka zënë vendin e parë në Kampionatin Ballkanik për fëmijë. Deri te ky sukses i madh mundësit nga Maqedonia arritën pasi fituan dy vende të para, Besar Ameti dhe Aid Salihasi, të cilët janë kampion ballkanik, tre vende të dyta dhe po aq të treta.
Ndryshe, mundësit e Maqedonisë u udhëhoqën nga trajnerët Sufijan Ismaili dhe Davor Tasev.
Është ky një sukses i jashtëzakonshëm, i cili e shpërblen punën e palodhshme të kryesisë të Federatës së Mundjes të Maqedonisë, me në krye kryetarin e saj Betim Vrenezi. (koha.mk)