Maqedonia ka siguruar kalimin në Ligën C të Ligës së Kombeve pasi ka fituar Grupin D të Ligës D. Përfaqësuesja e Maqedonisë mposhti 4 me 0 Gjibraltarin në xhiron e fundit për të siguruar pozitën e parë dhe kalimin në gjysmëfinale për kualifikim në Evropian. Enis Bardhi, dy gola të Ilija Nestorovskit dhe një i Trajkovskit mjaftuan për këtë sukses. Maqedonasit kalojnë grupin me 15 pikë.