Maqedonia është fituesi më i madh i samitit të djeshëm në Trieste dhe prej 194 milionë eurot grant të dedikuar për zhvillimin e infrastrukturës në Ballkanin Perëndimor, vendi fitoi 70 milionë euro për sendërtimin e hekurudhës prej Belakovcit deri në Kriva Pallankë apo 46 për qind të vlerës së përgjithshme të këtij aksi, informoi sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev në konferencën e sotme për shtyp.
Ai theksoi se ekipi qeveritar është shumë i kënaqur prej konferencës së djeshme dhe shtoi se BE e njeh veshin reformues të Qeverisë së re të Maqedonisë me ç’rast i ka ndarë mjetet nga granti. Siç tha, Maqedonisë për projekte infrastrukturore në 2-3 vitet e kaluara i janë bllokuar të gjitha grantet dhe kreditë për të cilat ka aplikuar dhe shtoi se kontaktet e vazhdueshme gati dy muajve të kaluara i dha frytet e nevojshme.
“Prandaj vlerësojmë se shkrirja e mjeteve është rezultat i njohjes së veshit reformues të Qeverisë së re”, tha Angjushev. Theksoi se janë bërë kontakte me Bankën Botërore e cila ka qenë e pakënaqur që në 2-3 vitet e fundit aspak nuk janë dakorduar marrëveshje të reja për ndërtimin e infrastrukturës në Maqedoni, ndërsa edhe ato realizimi i së cilave ka filluar nuk është në nivelin e nevojshëm.
Mjetet që i ofron Banka Botërore zakonisht janë për rrjetin e autostradës, ndërsa është biseduar edhe për mbështetjen buxhetore e cila, siç tha, përfundimisht do të përfundojë tek kompanitë e Maqedonisë. Paralajmëroi se për dy javë në Maqedoni do të vijë një delegacion i Bankës Botërore që të bisedojë për mbështetjen e kompanive të Maqedonisë për eksport dhe kompanive inovative. Në Trieste Angjushev ka pasur takim me drejtorin e Bashkësisë Evropiane Energjetike, Janez Kopaç në të cilën është gjetur një solucion që qytetarët e Maqedonisë të kenë tarifë të lirë ditore, ndërsa Maqedonia t’i plotësojë të gjitha kushtet që i kërkon BEE.
Takim ka realizuar edhe me përfaqësues të Francës në të cilën është dakorduar në vjeshtë së bashku me kryeministrin Zaev ta vizitojnë MEDEF asociacionin francez të punëdhënësve që të gjendet mënyrë për bashkëpunim më të madh midis Maqedonisë dhe Francës. I pyetur se pse është asgjësuar tenderi për gazifikim, Angjushev tha se në tender ka arritur ofertë prej vetëm një kompanie me ç’rast kanë vendosur që të përpunohet dhe përsëri të publikohet pasi që siç tha pjesëmarrja e vetëm një kompanie në tender lë dyshimin për korrupsion.