Shkup, 6 dhjetor– Komiteti Drejtues i Instrumentit të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor – ËBIF (Western Balkas Investment Framework – WBIF), mori vendim që Republikës së Maqedonisë t’i aprovojë tre aplikacione për projekte infrastrukturore në vlerë të përgjithshme nga 24 milionë euro për grant në mjete (të pakthyeshme) për ndihmë teknike dhe investime.
Siç kumtuan nga kabineti i Zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, është miratuar aplikacioni për ndërtim të Autostradës A2 Gostivar- Kërçovë për aksin Bukojçani- Kërçovë, gjatësi prej 12.7 km, si pjese e korridorit 8, ku edhe janë siguruar mbi 20 milionë euro (20.348.000 euro). Mjetet e përgjithshme për ndërtimin e aksit të autostradës Bukojçan-Kërçovë kanë vlerë prej diku rreth 105 milionë euro. Mjetet e tjera do të sigurohen nga BERZH si hua në vlerë prej 79,2 milionë eurosh dhe pjesëmarrja e NPRRSH nga mjetet e veta me vlerë prej 6 milionë eurosh.
Është miratuar aplikacioni për grant investues për mjete ndërtimore për rehabilitim dhe rindërtim të rrugës shtetërore aksit A2, aksi Kriva Palankë – Deve Bair (kufiri me Bulgarinë), si pjesë e korridorit 8, me të cilën janë siguruar vlerë prej mbi dy milion e gjysmë euro (2.570.000 euro për investime dhe 50.400 euro për ndihmë teknike). Me këtë investim planifikohet rehabilitim dhe zgjerim të aksit rrugor në gjatësi të përgjithshme prej 13 km, që është pjesë e rrugës lindore Panevropiane të korridorit 8, dhe me të, përfitimet nga realizimi i projektit nuk do të ishin vetëm të interesit nacional, por edhe të interesit rajonal. Respektivisht, siç thuhet, për realizimin e këtij projekti më 20.09.2018 lidhën marrëveshje për hua dhe marrëveshje për garanci, me të cilën nga Banka Evropiane për rindërtim dhe zhvillim u sigurua hua në vlerë prej 10 milionë eurosh, ndërkaq pjesëmarrja e NPRRSH nga mjetet e veta është 1,37 milionë euro.
Në fund, në kuadër të thirrjes së 20 të ËBIF u aprovua aplikacioni për grant mjete për ndihmë teknike në vlerë prej 1 milionë euro për përgatitjen e studimit të Fizibilitetit dhe studimit për ndikim të mjedisit jetësor dhe aspekteve sociale të projektit HE Çebren. Me studimin e Fizibilitetit do të bëhet analizë e detajuar e përgjithshme e dokumentacionit të deritanishëm të përpunuar për objektin dhe do të definohet zgjidhje optimale teknike që duhet të jetë e qëndrueshme financiarisht dhe ekonomikisht, dhe në të njëjtën kohë do të shqyrtohet edhe arsyetimi strategjik i këtij investimi. Paralelisht me përpunimin e studimit të fizibilitetit do të përpunohet edhe studimi i vlerësimit të ndikimit të tij në mjedisin jetësor dhe aspektet sociale, që do të përpunohet në përputhshmëri me standardet dhe konventat ndërkombëtare për objekte të këtij lloji dhe në përputhshmëri me legjislacionin e brendshëm.
Instrumenti i Kornizës Investuese për vendet e Ballkanit Perëndimor (Ëestern Balkans Investment Frameëork-ËBIF) në mënyrë zyrtare u hap në vitin 2009, si iniciativë e përbashkët e Komisionit Evropian, Bankës për Zhvillim në Këshillin Evropian, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Bankës Investuese Evropiane (BIE) dhe më vonë edhe përfshirjen e Bankës Botërore dhe Bankës Gjermane për Zhvillim (KfË). Mjetet për ËBIF kryesisht vijnë nga burimet e ardhshme: Resurse të alokuara nga pakoja rajonale e IPA-s; Grante që ndajnë institucionet financiare ndërkombëtare; Grande që i ndajnë donatorët bilateral përmes fondit të përbashkët për Ballkanin Perëndimor (European Ëestern Balkans Joint Fund – EËBJF).