Shkup, 6 prill – Qeveria e ka angazhuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të hyjë në kontakt me Ministrinë franceze të Punëve të Jashtme për koordinim në lidhje me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare për ndihmë për restaurimin e kishës së djegur Notër Dam, transmeton KOHA.
“Qëllimi është që të përcaktohet mbështetje më përkatëse nga Republika e Maqedonisë së Veriut në shenjë solidariteti për rindërtimin e këtij monumenti grandioz me rëndësi civilizuese”, kumtoi pres-shërbimi qeveritar. (koha.mk)