Shkup, 15 nëntor – Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në reforma lidhur me fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, ndërsa Greqia do t’i ndihmojë të marrë datë për fillim të procesit negociues, njofoton KOHA.
Këto janë porositë që i kanë drejtuar kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje ekonomike Koço Angjushev në Selanik në ditën e parë të Samitit të katërt në këtë vend.
Në margjinat e Samitit, kryeministri Zaev mbrëmë ka pasur takim me kolegun e tij grek Kirijakos Micotakis ku deklaroi se ka marrë siguri se Greqia do t’i ndihmojë vendit të marrim datë për fillim të negociatave me BE-në.
“Greqia do të ndihmojë të marrim datë për fillim të negociatave me BE-në, ndërsa zbatimi i Marrëveshjes së Prespës do të shkojë sipas dinamikës së parashikuar”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.
Dy kryeministrat në takim janë dakorduar se marrja e datës për fillim të bisedimeve për anëtarësim në BE do të konfirmojë perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, por do të jep kontribut të madh për sigurinë dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit dhe do të jetë nxitje shtesë në marrëdhëniet ekonomike që me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës shënon trend të rritjes.
Kur bëhet fjalë për Marrëveshjen e Prespës, Zaev dhe Micotakis janë pajtuar se duhet të shkojë me dinamikën pozitive dhe të parashikuar dhe, “ne punojmë në dy palët tekstualisht rreth kësaj çështje”. “Fokusi e kishim tek Këshilli Evropian, vendim i cili ishte i Këshillit Evropian. Kisha rast nga dora e parë të marrë informacion si është diskutuar, cilat janë pritjet. Kryeministri i Republikës së Greqisë do të luftojë për vendin tonë që përfundimisht ta marrë datën për fillim të bisedimeve dhe unë jam i lumtur për këtë”, deklaroi pas takimit kryeministri Zoran Zaev.
Dy kryeministrat janë pajtuar se forcimi i marrëdhënieve ndërfqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal mbeten kriteret thelbësore për gjitha fazat e procesit inkuadrues por edhe forcimin e marrëdhënieve tona bilaterale.
Kryeministri Zaev në takim ka thënë se pret që Micotakis të vizitojë vendin tonë që të vazhdojnë takimet që inkurajojnë marrëdhëniet mes dy vendeve.
Qeveria mbetet e përkushtuar në reformat lidhur me datën për hapjen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian edhe krahas vendimit të fundit të BE-së, si dhe të anëtarësimit në NATO, para së gjithash për sigurimin e qeverisjes së të drejtës, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik të vendit dhe jetë më të mirë të qytetarëve, deklaroi zëvendëskryeministri i obliguar për çështje ekonomike, Koço Angjushev.
“Republika e Maqedonisë së Veriut i bën të gjitha hapat e nevojshme për marrjen e datës për hapjen e negociatave, megjithatë BE-ja solli vendim i cili është pjesërisht dëshpërues, ndërsa është i lidhur me proceset të cilat ndodhin në vetë Unionin. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj integrimeve euroatlantike për të cilët mendojmë se bartin stabilitet dhe prosperitet. Anëtarësimi në NATO tani më është i qartë dhe shpresojmë se do të jetë e mundur në fillim të vitit 2020, të cilin presim Parlamenti në Mbretërinë e Spanjës ta ratifikojë protokollin për inkuadrim të Maqedonisë së Veriut në NATO”, ka thënë Angjushev.
Ai vlerësoi se marrëveshjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut me Greqinë dhe Bullgarinë paraqesin shembull të mirë të tejkalimit të çështjeve të hapura bilaterale dhe njëherësh veprojnë pozitivisht në bashkëpunimin ekonomik. Si rezultat i këtyre marrëveshjeve, këmbimi tregtar me Greqinë në vitin 2018 është rritur për mbi 20 për qind, ndërsa me Bullgarinë për mbi 15 për qind.(koha.mk)