Shkup, 16 korrik – Maqedonia e Veriut me Marrëveshjen e Prespës me Greqinë u kthye në shtegun drejt anëtarësimit në BE dhe NATO. Paraprin vazhdimi i agjendës së brendshme reformuese dhe luftës më të fuqishme kundër korrupsionit. Vendi është i gatshëm për fillim të negociatave për anëtarësim në tetor, ndërsa përderisa nuk ndodh ajo, do të rritet pakënaqësia në tërë shoqërinë dhe përforcim i forcave retrograde në vend.
Këto ishin porositë kryesore në Panel diskutimin me temën: “Perspektivat kombëtare në fund të kryesimit rumun dhe në pritje të kryesimit finlandez me Këshillin e BE-së”, që u mbajt sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Ambasadori rumun Viorel Stanila, vendi i të cilit ka kryesuar me BE-në në gjashtë muajt e parë të vitit, tha se një nga prioritetet e Rumanisë ishte zgjerimi i Unionit drejt Ballkanit Perëndimor, ndërsa për atë qëllim janë mbajtur shumë mbledhje me përfaqësuesit e këtyre vendeve.
Stanilla porositi se vendet e rajonit, duhet t’i shmangin hapat që do t’i kthejnë prapa në rrugën drejt BE-së, derisa sërish Unioni nuk i plotësoi premtimet e dhëna deri tani, që të mos zvogëlohet entuziazmi për anëtarësim.
Ambasadori finlandez Kimo Lahdevirta, vendi i të cilit e ndërmori kryesimin me Unioni nga Rumania, tha se Finlanda është mik i zgjerimit.
“Me arritjen e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë, Maqedonia e Veriut u kthye në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe NATO. Të dy vendet dërguan porosi të fuqishme në tërë rajonin, se kontestet njëdekadëshe mund të zgidhen, në bazë të kompromiseve të përbashkëta”, tha ai.
Lahdevirta vlerësoi se sot Maqedonia e Veriut ka marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët dhe tani është koha të përkushtohet në reformat e brendshme dhe pajtimin e bazës politike dhe etnike.
“Shpresojmë se fokusi do të jetë në këto punë në të ardhmen. Edhe çështja që është nga vlera kyçe jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për tërë rajonin, është hapja e negociatave për anëtarësim. Shpresojmë se kjo do të ndodh në tetor, dhe Finlanda si kryesues me BE-në do ta mbështesë hapjen e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut, por vendimin e sjellin vendet anëtare”, tha Lahdevirta.
Ai porositi se përparimi drejt anëtarësimit në BE varet nga reformat, ndërsa më të rëndësishme se ato në fushën e qeverisjes të së drejtës. Maqedonia e Veriut, tha ambasadori finlandez, ka investuar shumë për t’i përmirësuar punët në atë fushë, por i rëndësishëm është konsensusi i gjerë kombëtar që këto reforma të arrijnë.
“Vlerat e përbashkëta të BE-së siç është liria e mediave, qeverisja e së drejtës, transparenca, të drejtat e barabarta, gjyqësia e pavarur, janë minuar nga korrupsioni, dhe për atë është nga vlera e madhe të vazhdojnë aktivitetet antikorruptuese”, tha ai.
Sipas Lahdevirtës, Raporti i KE-së, i cili potencoi se vendi ka bërë shumë edhe në fushën e lirisë së shprehjes vitin e fundit, është lajm i shkëlqyer, duke e pasur parasysh se liriave e mediave është më problematike në vendet-kandidate. “Edhe një zhvillim i rëndësishëm është se zgjedhjet presidenciale ishin zbatuar në mënyrë të shkëlqyer, dhe kjo tregoi se vendi mund ta ripërtërijë sistemin politik dhe të kthehet në shtegun e vërtetë”, potencoi ai.
Megjithatë, shtoi ambasadori finlandez, si rajon më i rëndësishëm në të cilën duhit të punohet mbetet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe këtu duhet të tregohen rezultatet.
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov në fjalimin në tubim tha se vendi është kandidat për anëtarësim tashmë 14 vjet dhe se deri tani janë humbur gjenerata, duke e zgjidhur problemin me kontestin e emrit me Greqinë.
“Kontributi për BE-në është i lartë, por edhe i përbashkët – në vetë Unionin dhe Rajonin, në vendet të cilat japin rezultate. Ne humbëm një gjeneratë të ngujuar në labirinthin e një kontesti politik. Por, kemi bërë edhe kthim të tërësishëm në drejtim të drejtë. Pse tani më shumë se gjithmonë jemi të vetëdijshëm për presionin kohor, për atë që ende duhet të bëhet që të ruhet shpresa e të rinjve dhe gjithë qytetarëve tanë. A jemi të gatshëm të bëhemi anëtare sot? Nuk jemi. Por, a jemi të gatshëm ta fillojmë në transformim të pakthyeshëm demokratik me fillim të negociatave inkuadruese tani? Absolutisht po. Me kuptim të tërësishëm se ky është proces ku udhëtimi është më i rëndësishëm nga qëllimi”, porositi Dimitrov.
Në lidhje me ngjarjet e djeshme në rastin e sapohapur të Prokurorisë Publike “reket”, Dimitrov tha se ajo tregon që sistemi për ballafaqim me keqpërdorimet është aktiv, prej ku edhe vijnë keqpërdorimet e tilla.
Zëvendëskryetari Bujar Osmani tha se Bashkimi Evropian është alternativa e vetme për vendin.
“Pritjet tona janë të qarta. Maqedonia e Veriut do ta kompletojë pjesën e parë të maratonës në tetor edhe përmes vendimit të Këshillit të BE-së për fillim të negociatave do të hyjmë në fazën e dytë, të integrimit në Union”, tha Osmani.
Zëvendëskryetari vlerësoi se përderisa vendi nuk merr datë në tetor, ajo do ta rritë pakënaqësinë në të gjitha nivelet e shoqërisë dhe do të paraqesë mossukses në politikat proevropiane, ndërsa do t’i përforcojë edhe ndikimet retrondërtuese, që, siç tha, gjithmonë janë të pranishme në Ballkan.
Osmani vlerësoi se përderisa Maqedonia e Veriut merr datë gjatë kryesimit finlandez me Këshillin e BE-së, ajo do të paraqesë vend të veçantë në historinë tonë.
Euroambasadori Samuel Zhbogar tha se vendi tashmë e filloi rrugën drejt BE-së me skrining sqarues, që, siç theksoi, do ta shkurtojë kohën kur të fillojnë negociatat për anëtarësim.
Ai theksoi se nga reformat përfitim më të madh do të kenë vetë qytetarët dhe se qëllimi nuk duhet të jetë vendi të inkuadrohet në BE, por Bashkimin Evropian ta sjellim këtu.
Zhbogar porositi se është e domosdoshme vendi të vazhdojë me reformat, ndërsa më të rëndësishme janë qeverisja e së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit.
Panel diskutimi është organizuar nga Ambasada e Rumanisë në Shkup, Ambasada e Finlandës në Beograd dhe Instituti për demokraci “Societas civilis”