Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria merituan datë për negociata

6

Selanik, 24 shkurt – Presim që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të marrin datë për negociata, sepse ato ishin dy vendet të cilat e merituan këtë, deklaroi sot ministri kroat i Punëve të Jashtme dhe Punë Evropiane Gordan Gërlliq-Radman, para fillimit të Konferencës në Selanik dedikuar perspektivave evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gërlliq-Radman, vendi i të cilit është kryesues aktual me BE-në, theksoi se në Union ka klimë pozitive për pranim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, që, sipas tij, do të ishte rendi më logjik i ngjarjeve.

Ai potencoi se kjo Konferencë është hyrje e mirë për Samitin BE-Ballkani Perëndimor që duhet të mbahet në Zagreb në maj dhe i reflekton prioritetet dhe aspiratat kroate për integrim të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Union.

Sipas shefit të diplomacisë kroate, perspektiva evropiane është e kapshme për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Kroacia do të punojë në të ardhmen e tyre në BE.

Rreth mundësisë për bllokada nga disa vende anëtare të procesit të anëtarësimit, Gërliq-Radman theksoi se Bashkimi Evropian është familje dhe duhet të respektohet mendimi i secilit. Megjithatë, sipas tij, duhet të merret parasysh interesi i BE-së në kushte të klimës së re gjeopolitike, e për këtë Unioni ka interes të sigurt që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e bllokut. 

Comments are closed.