Shkup, 19 korrik – Memorandum për bashkëpunim në fushën e digjitalizimit sot në Shkup do të nënshkruajnë Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Zyrës për teknologji informatike dhe administratës elektronike në Qeverinë e Republikës së Serbisë.
Siç informojnë nga pres-shërbimi qeveritar, paraf në dokumentin për bashkëpunim do të vendosin ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski dhe drejtori i Zyrës për teknologji informatike dhe administratës elektronike në Qeverinë e Republikës së Serbisë, Mihajllo Jovanoviq. (koha.mk)