Ministrisë së Mbrojtjes, mori vendim për dërgimin e ekipit të mbrojtjes dhe shpëtimit nga Ministria e Mbrojtjes në Republikën e Turqisë, për të marrë pjesë në ofrimin e ndihmës për Republikën e Turqisë.
Gjithsej 24 pjesëtarë të Ministrisë së Mbrojtjes – Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut janë dërguar për sanimin e pasojave të tërmetit, prej të cilëve 22 janë të Batalionit të Forcave Speciale dhe dy udhëheqës të qenve zyrtarë, me dy qenë, nga Komanda e stërvitjes dhe doktrinat e Ministrisë së Mbrojtjes.
Shpenzimet financiare për këtë qëllim do të sigurohen nga mjetet personale të Ministrisë së Mbrojtjes”, thuhet në njoftimin e shërbimit për media të qeverisë.