Fisnik NUHIU
Bukuresht, 13 qershor – Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut e ka nisur me humbje debutimin në kampionatin Evropian 2020.
Në ndeshjen që u zhvillua në “Arenën Kombëtare Bukiresht” të përzgjedhurit e trajnerit Angellovski pësuan disfatë nga Austria me rezultatin 3:1.
Pjesa e parë ishte mjaftë produktive pasi u shënuan dy gola. Pas vetëm 18 minutash lojë, ishin austriakët që shënuan të parët në portën e Dimitriovskit me anë të Stefan Lainer, që u asistua nga Marcel Sabitzer.
Futbollistët e Maqedonisë së Veriut nuk u dorëzuan dhe arritën t’i barazonin shifrat në 1-1. Ishte Goran Pandev që përfitoi nga një gabim i mbrojtjes së Austrisë, duke shënuar golin e barazimit në minutën e 28.
Pjesa e dytë ishte mjaft interesante me Austrin që kaloi në epërsi në minutën e 78 të takimit me anë të Gregorich.
Rezultati përfundimtar erdhi në minutën e 89 me anë të Arnautoviç. Ndeshja e radhës për Maqedoninë do të jetë me 17 qershor po në Bukuresht ndaj Ukrainës.