Shkup, 21 nëntor – Maqedonia në vitin 2019 do të kryesojë me Shkollën rajonale për administratë publike. Kryesimi zyrtarisht iu dorëzua sot, ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, në suaza të seancës së nëntë të Këshillit drejtues në nivel ministror në Bruksel.
Siç kumtoi MSHIA, në takim marrin pjesë edhe anëtarë të Këshillit drejtues të ReSPA, gjegjësisht ministrave përgjegjës për administratën publike në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Kosovës dhe përfaqësues të Komisionit Evropian.
Pas përfundimit të takimit të Këshillit drejtues filloi edhe konferenca dyditore me temë “Përmirësimi i administratës publike përmes bashkëpunimit rajonal”. Konferencën e hapi ministri Mançevski, i cili u përqendrua në vizionin e vendeve nga Ballkani Perëndimor, për reforma në administratën publike.
“Siç hyjmë në shekullin 21, ashtu po ndryshohen edhe pritjet për atë që qeveritë duhet t’i bëjnë që ta përmbushin rolin e tyre. Rregullat që vlenin deri dje tashmë nuk janë relevante. Kjo ka të bëjë me administratën publike. Roli i ReSPA qëndron në lehtësimin dhe përforcimin e bashkëpunimit rajonal me qëllim që të arrihet shërbime publike me cilësi të lartë për qytetarët dhe bizneset. Nxitës kryesor për arritjen e këtij qëllimi është digjitalizimi, i cili në mënyrë të pashmangshme e ndryshon mënyrën e funksionimit të shoqërisë. Në këtë mënyrë, teknologjitë ofrojnë mundësi të sigurohen shërbimeve të qasshme më efikase dhe më të gjëra”, theksoi Mançevski.
Siç theksoi ministri Mançevski, nëse administrata publike nuk i pranon ndryshimet teknologjike, kjo në mënyrë të pashmangshme do të kontribuoj për administratë publike joefikase. Administrata publike duhet vazhdimisht të mbindërtohet që t’i pranoj pritjet e qytetarëve në mënyrën më të mirë të mundshme.
Shkolla rajonale për administratë publike është organizatë ndërqeveritare e cila e mbështet bashkëpunimin dhe reformat në administratën publike në Ballkanin Perëndimor