Shkup, 10 janar – Maqedonia edhe pas 25 vite pavarësi vazhdon të ketë normën më të ulët në rajon të Bruto Prodhimit Vendor (BPV) për kokë banori, me rroga më të ulëta dhe numër më të lartë të papunësisë, shkruan gazeta KOHA. Shteti me rreth dy milionë banorë ka dështuar të jetë konkurrent në raport me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Ekonomia gjatë 25 viteve të pavarësimit nuk ka arritur të shënojë rritje as mbi katër për qind, pavarësisht premtimeve dhe “plan programeve” të partive që kanë udhëhequr me qeveritë e deritanishme. Me rritje ekonomike mesatare prej 2.8 për qind në nivel vjetor, Maqedonia radhitet në vendin e fundit nga shtetet e Evropës Qendrore dhe Lindore, me rrogë mesatare prej 365 eurove, BPV për kokë banori prej 5060 dollarë amerikan dhe me papunësi prej 25.4 për qind. Nga shtetet e rajonit, Sllovenia ka rrogë mesatare prej 1020 eurove BPV për kokë banori prej 21.370 dollarëve dhe shkallë të papunësisë prej 8.9 për qind. Çekia radhitet në vendin e dytë me rrogë mesatare… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.