Shkup, 7 gusht – Maqedonia ndërkohë është i vetmi vend me pagë mesatarë më të vogël në ish-Jugosllavi. Sllovenia, me një pagë neto mujore prej 1077 euro për muajin maj të viti 2018, është vendi i vetëm në rajon me të ardhurat më të larta dhe është paga e vetme në rajon e cila arrin mbi një mijë euro. Paga mesatare në Maqedoni në maj të këtij viti ishte 399.28 euro (24.509 denarë), sipas një sondazhi të cilën e ka publikuar agjencia “Anadolija”.
Rritje më e madhe e pagës mesatare neto është regjistruar në Kroaci, ku pagat shënuan rritje me 71.42 euro dhe arrin në 866.95 euro. Në Malin e Zi, paga mesatare në qershor ka arritur 511 euro. Ndërkaq në muajin maj, në Bosnjë dhe Hercegovinë ajo ishte në nivel prej 448.59 euro, dhe në Serbi 426 euro.
Në Malin e Zi, të ardhurat mesatare neto në qershor krahas muajit të kaluar patën një rënie prej 0.2 për qind, ndërsa të ardhurat neto mesatare në qershor 2018, krahasuar me të njëjtin muaj të vitin paraprak, u rritën me 0.2 për qind. Sllovenia ndërkohë është vendi i vetëm i ish-Jugosllavisë që ka arritur suficit.
Sllovenia gjithashtu është i vetmi vend, i cili këtë vit realizoi suficit në tregti me vendet e jashtme. Mbulimi i importit me eksportin është 102.1 për qind në pesë muajt e parë të këtij viti.
Në vendin e dytë pas Sllovenisë radhitet Serbia me 76.3 për qind, e treta Maqedonia – e cila në pesë muajt e këtij viti është në nivelin 74.7 për qind.
Në BiH, rritja e import-eksportit për gjashtë muaj në vitin 2018 është 62.48 për qind, ndërsa në Kroaci për pesë muaj në 2018 është 59.7 për qind. Përfitime më të vogla të import-eksportit kishte Mali i Zi – për gjashtë muaj 16.5 për qind. (koha.mk)