Maqedonia duhet të qëndrojë në rrugën drejtë BE-së dhe NATO-s dhe për këtë nevojitet qeveri përgjegjëse që do të jetë e aftë të sjellë vendime dhe reforma dhe politikanë me ndjenjë për interes të përgjithshëm të vendit, deklaroi sot ambasadori francez në Maqedoni Kristijan Timonie.
“Pritet të formohet qeveri dhe me rëndësi është që ky vendim të merret shumë shpejtë, sepse vendi nuk mund shumë të presë. Ka sida ekonomike dhe politike dhe secili pret një Maqedoni të fuqishme. Eurokomisari Han nesër vjen në Shkup dhe shpresojmë se do të gjejë zgjidhje të mirë dhe praktike ndaj kontestimit aktual për formim të qeverisë”, tha Timonie.
Thekoi se secili pret Maqedoni të fuqishme e cila do të respektohet në integritetin e saj territorial, sovranitetin dhe unitetin e saj, dhe në këtë aspekt Franca si edhe vendet tjera evropiane gjithmonë do të jetë në anën e saj. “Vlerësoj se politikanët e sotëm do të jenë në nivel të të gjithë paraardhësve të tyre në histori të cilët kanë treguar si mund të punohet bashkërisht dhe me sakrifikim për të mirën e përgjithshme kanë ndihmuar për krimin e këtij vendi”, tha Timonie.