Maqedonia do t’i shfrytëzojë përvojat nga BE-ja në rastet e falimentimit dhe likudimit

6

Shkëmbim i përvojave dhe praktikave më të mira nga Bashkimi Evropian dhe rajoni për minimizimin e pasojave negative për dalje të kompanive nga tregu, është qëllimi i Konferencës së parë ndërkombëtare për falimentim dhe likudim, organizuar në kuadër të Projektit IPA për përforcimin e kapaciteteve administrative për implementimin e kornizës ligjore për falimentim  dhe likuidim të shoqatave tregtare, të financuara nga BE-ja, që sot dhe nesër mbahet në Shkup.

Me konferencën rrumbullaksohen aktivitetet projektuese të realizuara në 17 muajt e kaluar, me të cilët janë bërë analiza për lëshimet në rregullativën ligjore në Maqedoni në krahasim me legjislativin evropiane në domenin e falimentimit dhe likuidimit dhe janë bërë shumë trajnime dhe tryeza të rrumbullakëta, në të cilat kanë marrë pjesë rreth 500 përfaqësues nga institucione relevante. Konkluzionet nga konferenca do të implementohen në rendin e ditës të Grupit punues që do ta formojë Ministria e Ekonomisë për ndryshim dhe përmirësim të kornizës ligjore për falimentim.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në fjalimin e tij në hapjen e konferencës theksoi se fakti që Projekti realizohen në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë e imponoi nevojën që rregullisht dhe me vëmendje të përcillen aktivitetet projektuese, në të cilat, siç tha hollësisht është debatuar për zbatimin e rregullativës ekzistuese ligjore.

“Jam i bindur se nga këto aktivitete, përfitime do të kenë sektori i biznesit dhe gjithë ekonomia. Do të formojmë Grup punues të veçantë për shqyrtimin dhe rekomandimet nga Projekti, si dhe nga biznesi për përmirësimin e kornizës ligjore për falimentim. Në të do të marrim pjesë edhe institucione që e implementojnë kornizën ligjore dhe nga to do të priten propozime për vendime ligjore, që do të sjellin deri në zbatim më efektiv dhe më efikas të procedurës së falimentimit”, tha Bekteshi.

Propozohet, shtoi edhe zhvillim i rregullativës aktuale për marrëveshje jashtëgjyqësore, si një nga format për parandalimin e falimentimit dhe zgjidhjes së hershme të problemeve financiare të shoqërive tregtare.

Ai shfaqi shpresë se edhe në të ardhmen do të vazhdojë mbështetja nga BE-ja për modernizimin e kornizës juridike për insolvencë me qasje të re dhe fokus drejt ristrukturimit të firmave në vend të likuidimit të tyre dhe shtoi se Maqedonia nuk guxon të mbetet mbrapa vendeve të BE-së. 

“Do të insistojmë që Maqedonia t’i ndjekë edhe këto, por edhe udhëzimet evropiane për rritjen e vetëdijes për rëndësinë e paralajmërimit të hershëm dhe fillimin në kohë të rikonstruimit për tejkalimin e insolvencës dhe shpëtimin e vendeve të punës, për ruajtjen e vlerës së pronës, e me këtë edhe ardhmërinë e kompanive”, theksoi Bekteshi.

Euroambasadori Samuel Zhbogar theksoi se në Bashkimin Evropian çdo ditë mbi 600 kompani falimentojnë dhe se gjysma prej të gjitha bizneseve në BE nuk arrijnë t’i mbijetojnë pesë vitet e parë të ekzistimit të tyre. Ai theksoi se dalja nga tregu ka pasoja negative për ekonominë dhe shoqërinë dhe shkakton humbje të vendeve të punës dhe njohurive.

“Hyrja dhe dalja nga tregu gjenden në zemrën e jetës ekonomike dhe janë baza për funksionim adekuat të tregjeve. Nëse mungesat për hyrje dhe dalje nga tregu janë të ndërlikuara dhe nëse institucionet janë joefektive atëherë madje edhe rregulloret më të mira nuk do të ndihmojnë”, tha Zhbogar, duke theksuar se parashikimi i përforcuar dhe marrëdhëniet komerciale me kompanitë janë shumë të rëndësishme.

Euroambasadori theksoi se tendenca të modernizohet korniza ligjore për dalje nga tregu është me qëllim të rritet rikuperimi i kompanive.

Në vitet e fundit, theksoi, Raporti për progresin e Maqedonisë i njohu përmirësimin në themelimin e kompanive, por ende nën pikëpyetje është dalja nga tregjet. Saktëson se BE-ja Ministrisë së Ekonomisë i ka dorëzuar 1,3 milionë euro për ndihmë për përmirësimin e kornizës ligjore për braktisjen e tregut.

Comments are closed.