Vendosja e theksit në uljen e krijimit të mbeturinave është qëllimi i Ligjit të ri për menaxhimin me mbeturinat në pajtim me Direktivën e re të BE-së për menaxhimin me mbeturinat 2008/2009 dhe sektorin joqeveritar 333/2011 që do të realizohet përmes Tuining projektit për zbatimin e Direktivës kornizë për menaxhimin dhe direktivat për rrjedha të veçanta të mbeturinave. Projekti, i cili filloi të realizohet nga fundi i vitit të kaluar dhe do të zgjatë 22 muaj, e implementon Ministria e Mjedisit të Jetesës, ndërsa qëllimi i tij përkundër sjelljes së ligjit kornizë për menaxhimin me mbeturinat është edhe ndryshime në ligjet për rrjedha të veçanta të mbeturinave, ligjet që kanë të bëjnë me mbeturinat nga bateritë dhe akumulatorët dhe mbeturina elektrike dhe pajisje elektronike. Siç theksoi këshilltari tuining Gream Brn në pres konferencën e sotme në Odën Ekonomike të Maqedonisë, në kuadër të projektit, ekspertë nga Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja, do të punojnë me përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit të Jetesës, sektorit privat dhe civil nga Maqedonia në ligjin e ri me qëllim që të harmonizohet legjislacioni i Maqedonisë dhe ai evropian. Drejtoresha e Sektorit për menaxhim me mbeturinat pranë Drejtorisë të Mjedisit të Jetesës, Ana Karanfilova Maznevska tha se me ndryshimet e ligjit do të ndryshohen edhe dispozitat kur mbeturinat nuk janë më mbeturina, kur ka lëndë sekondare dhe që konfirmon nëse do të jetë lëndë sekondare apo mbeturinë. Ajo theksoi se do të ketë ndryshime edhe lidhur me lëshimin e lejeve, kushte minimale teknike që duhet të plotësohen që persona juridikë të merren me menaxhimin e mbeturinave, ndërsa do të punojnë edhe në përmirësimin e standardeve në pjesën e menaxhimit të mbeturinave. Ajo theksoi se në Maqedoni vetëm deponia Drisla ka leje integrale për menaxhimin me mbeturinat, ndërsa të tjerët të cilët janë aktivë dhe i përdorin komunat për menaxhimin e mbeturinave nuk i plotësojnë kushtet minimale teknike që të adaptohen për marrjen e lejes dhe në këtë mënyrë praktikisht të punojnë si deponi jostandarde apo pa leje. “Momentalisht bëhet program për mbylljen e tyre dhe për hapjen e deponive rajonale. Tashmë në rajonin lindor dhe verilindor është bërë edhe vlerësimi për mjetet, por edhe për mënyrën në të cilën ato do të mënjanohen dhe mbyllen si dhe ku dhe sa do të jenë aktive deri në formimin e deponive të reja rajonale. Paralelisht rrjedh projekti për Rajonin e Shkupit, Vardarit, Pellagonisë dhe Rajonit Jugperëndimor”, tha Karanfillova Maznevska. Ligji, theksoi ajo, do të parashikojë edhe ndryshime në mënyrën e pagesës së llogarive për mbeturinat komunale dhe ai që më pak krijon mbeturina do të paguajë më pak. Ajo saktëson se është logjike se ai që krijon më pak mbeturina të paguajë më pak për trajtimin e tyre dhe shtoi se me ndryshimin e mënyrës së pagesës kompanitë do të paguajnë më pak, por jo edhe qytetarët, sepse sasia e mbeturinave për familje në Maqedoni rritet në vend që të zvogëlohet. Në Maqedoni, theksoi, trajtohen dhe eksportohen mbeturinat, por ende nuk ka ripërpunim të mbeturinave.