Shkup, 25 maj – Republika e Maqedonisë dhe Regjistri qendror sipas sesioneve punuese të parashikuara në axhendën e Forumit botëror korporativ të regjistrit – CRF 2018 dhe pas Asamblesë së mbajtur të përgjithshme të Komitetit ekzekutiv në Gaboron – Bocvana, e ndërmori kryesimin e Forumit për vitin 2018.
Në periudhën e kaluar Regjistri qendror ka punuar me përpjekje në projektet që do të jenë motivi kryesor dhe moto për përfaqësuesit ndërkombëtarë, ndërsa delegacioni i lartë, i kryesuar nga drejtoresha e Regjistrit qendror, Marija Boshkovska-jankovska, nën moton-Transformim i regjistrave në provajderët ndërkombëtarë pa kufij”, paralajmëroi se na nevojitet qasje moderne drejt nevojave të sektorit të biznesit dhe qytetarëve, projekte që janë mjaftueshëm fleksible që t’u mundësojnë shfrytëzuesve qasje të thjeshtë deri në shërbimet e reja dhe të jenë në hap me ato ekzistueset”, kumtuan nga Regjistri qendror i RM-së.
Forumi për regjistra qendror është shoqatë e regjistrave korporativë. Anëtarësimi është i hapur për agjencitë qeveritare dhe nëpunësit e tyre përgjegjës për administrim të regjistrave korporativë të trupit (për shembull, regjistër i kompanive).
Qëllimi është që t’u sigurojë anëtarëve mundësi që t’i shqyrtojnë ngjarjet më të reja në regjistrat afarist korporativ të nivel ndërkombëtar dhe të shkëmbejnë përvoja dhe informacione për funksionimin aktual dhe të kaluar të sistemeve për regjistrim të bizneseve korporative. Fokusi i mbledhjeve të para ishte në rajonin Aziatiko-pacifik.